KRYETARI NAIM ISMAJLI JU URON FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

82

General

Të nderuar,

Dëshiroj që në emër të institucioneve të Komunës së Shtimes t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, të gjithë qytetarëve të besimit islam.

Shkuarja në Haxh dhe prerja e Kurbanëve - si obligim, është një sakrificë dhe një solidarizim i veçantë me njëri tjetrin që i jep madhështinë kësaj feste.

Me këtë rast dëshiroj t’ju përkujtoj se festat tona janë më madhështore kur në mes nesh krijojmë raporte të mira vëllazërore që, njëkohësisht, shtojnë edhe dashurinë ndaj Krijuesit.


Si në çdo festë tjetër duhet të tregojmë respekt të veçantë për familjet e Dëshmorëve dhe të Martirëve.

Urime festa e Kurban Bajramit. Dashuria, paqa dhe mëshira për njeri tjetrin le të mbizotërojë përherë në zemrat tona.

Me respekt!

Naim Ismajli-Kryetar i Komunës