Beqir Fejzullahu uron festën e Kurban Bajramit

7

General

Nënkryetari i komunës së Shtërpcës, njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në këtë komunë, Beqir Fejzullahu, ua ka drejtuar qytetarëve urimin e Kurban Bajramit ku thekson rëndësinë e kësaj feste të shenjtë. 

Ai vë në theks rëndësinë e kësaj feste që lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme.

Z. Fejzullahu, në urimin e tij, flet për synimet në Komunën e Shtërpcës për ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e Shtërpcës.

Urimi i plotë i Z. Beqi Fejzullahu:

Festa e Bajramit, uroj që  të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët.

Festa e Kurban Bajramit e  lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata,  ngrit ndjenjat e solidaritetit dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme.

Komuna e Shtërpcës do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht, për ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Uroj që kjo festë  të na bashkojë, të jemi më solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë së bashku drejt fitoreve dhe sukseseve të reja.

Urime dhe gëzuar Kurban Bajrami!

Me respekt,
Nënkryetari i Komunës së Shtërpcës

Beqir Fejzullahu